Edhe Albertini “kundër” Edi Rejës, e këshillon Brojën tek Milani!

Trajneri i kombëtares vazhdon të theksojë se “Armando ka cilësi, por është si çelësi i dritave, herë ndizet dhe herë fiket”, ndërsa në Angli ka vlerësime të larta, e po ashtu në Itali. Armando Broja është bërë një “mollë” e dëshiruar në Europë, dhe së fundmi ish-ylli i Milanit, Demetrio Albertini, ia këshillon kuqezinjve sulmuesin shqiptar. “Milanit i duhet një sulmues që të bëjë diferencën, që të shënojë gola, – thotë ai për “La Gazeta delo Sportin”, – Zhiru dhe Ibra nuk janë të përjetshëm. Klubi duhet të marrë një sulmues që të mund ta përballojë financiarisht, dhe që të mos ketë shumë hapësirë në ekipin ku ndodhet. Doni një emër? P.sh. Armand Broja i Çelsit”.

Sfidanti.al