Mediat angleze shkruajnë se mesfushori holandez është tepër i zemëruar me klubin katalanas, si dhe me trajnerin Ksavi, që nuk po i jep mundësi të tregojë veten këtë sezon. Frenki De Jongu mendon se po lihet qëllimisht në stol për ndeshjet e mëdha, siç ndodhi edhe ndaj Interit në Champions, e duket se klubi ka vendosur të mbajë qendrim për faktin se ai refuzoi të largohej gjatë verës. Kjo duket se po e afron momentin që De Jongu do ta braktisë Barcelonën, ndërsa Mançester Junajtidi mbetet shumë i interesuar pavarësisht refuzimit të verës. Trajneri Ten Hag e njeh lojtarin dhe e ka pasur tek Ajaksi, ndërsa Barcelona dëshiron të ulë shpenzimet financiare me “përzënien” e tij.
Sfidanti.al