Sido që të jetë, duhet të pranojmë se sulmuesi i Bajernit e meriton. Pavarësisht nga shkëlqimi i Lionel Mesit në 2021, sidomos në aspektin individual dhe në fitoren e Kupës së Amerikës me Argjentinën, sërish ylli i Bajernit ka edhe “hakun” e ngrënë të vitit 2020 në favorin e tij. Vjet, Topi i Artë u anulua për shkak të koronavirusit, ndërsa Levandovski ishte fitues i sigurt, si shënuesi më i mirë i Europës, dhe fitues i 6 trofeve, përfshi Championsin e Bundesligën.
Një dokument i vjedhur nga organizatorët e Topit, pra nga revista “Frans Futboll” tregon se Levandovski është fitues për këtë vit me 627 pikë, duke lënë në vend të dytë Mesin, e pastaj me radhë Karim Benzemanë, Mohamed Salahun, Zhorge Luis Freijon nga Brazili, Mbapenë, Kantenë, Halandin dhe në vend të 9-të Kristiano Ronaldon. Ylli i Italisë dhe i Çelsit, Zhorzhinjo, që fitoi Kampionatin Europian dhe Championsin ka mbetur jashtë kësaj renditjeje. Gjithsesi, ka dyshime se dokumenti mund të jetë falsifikim.
Sfidanti.al