Kjo do të thotë se të besuarit e Pep Guardiolës e kishin fituar 4 herë radhazi këtë trofe, një rekord në Angli, por çdo seri e bukur e ka një fund, dhe për “qytetarët” ky fund ishte mbrëmjen e djeshme në stadiumin londinez të Uest Hemit. Barazim 0-0 gjatë lojës, dhe shifra 5-3 në gjuajtjet e penalltive, nga të cilat u gjuajtën 9 dhe u humb vetëm një, nga Fil Foden. Eleminimi i fundit i Sitit në Kupën e Ligës kishte ndodhur në 26 tetor 2016, pra thuajse saktësisht 5 vjet më parë, nga rivalët e Mançester Junajtidit. Guardiola bëri ndryshime në ekip, por gjithsesi pati një formacion të fortë, plus zëvendësime po kaq të forta, por Uest Hemi tregoi se çfarë “brumi” ka këtë sezon. Londinezët eleminuan në raundin e kaluar Mançester Junajtidin në “Old Traford”, janë në vend të katërt në Premier, dhe thuajse të kualifikuar për në raundin e dytë në Ligën e Europës.
Sfidanti.al