Po mendohej që dalë nga dalë ekipi po kthehej në nivelet e duhura të rezultateve, pas 6 fitoreve radhazi (edhe pse minimale) dhe barazimit të rëndësishëm 1-1 në Milano me Interin. Gjithsesi, ky Juventus paska qenë edhe një “kryevepër” tepër e brishtë e trajnerit Masimiliano Alegri, dhe u rrëzua në goditjen e parë të fortë që mori. Disfata 1-2 në Torino ndaj Sasuolos, jo vetëm erdhi si një tronditje e papritur, por edhe e la “Zonjën e Vjetër” 13 pikë larg vendit të parë në Serinë A që mbahet nga Milani (15 ndaj 28). Me kaq pikë në 10 javë kampionat, dhe me kaq diferencë, Juventusi duket se do ta ketë të vështirë të realizojë ëndrrën, fitoren e titullit kampion pasi vjet ia mori Interi i Antonio Kontes. Fratezi shënoi për Sasuolon, dhe Mekkeni barazoi për vendasit, por Maksim Lopez i dha fitoren miqve në sekondat e fundit. “Këto ndeshje nuk na lejohet që t’i humbasim”, – tha trajneri Alegri më pas.
Juventusi: Perin, Danilo (Kulushevski 80’), De Ligt, Bonuçi, De Shilio (Aleks Sandro 13’), Kieza, Rabio (Kuadrado 46’), Lokateli (Artur 80’), Mekkeni, Morata (Kaio Zhorge 63’), Dibala.
Sfidanti.al