Interi fiton në Empoli pa Inzagin, por me 6 italianë në formacion!

Polemikat ishin aty dhe duket se gjithnjë arbitrat mbajnë anën e të fortëve, por lajmi në Itali është që Interi u kthye tek fitorja në Serinë A, e bëri në një moment shumë të rëndësishëm, duke mos pasur trajnerin në stol e duke hedhur në fushë 6 titullarë italianë. Në 4 vitet e fundit kishte ndodhur vetëm 2 herë, që të dyja ndaj Udinezes në “San Siro”, ndërsa këtë radhë në fushën e Empolit. Ede golat ishin “të kaltër” si D’Ambrozio e Di Marko, ndërsa vendasit pretenduan me të drejtë për një penallti ndaj Nedim Bajramit, të pasinjalizuar. “Kjo është rruga e drejtë, – tha ndihmësi i Inzagit të skualifikuar, – duam të kthehemi në vendin e parë, shpresoj që Lautaro t’i ketë ruajtur golat për ndeshjet e ardhshme”. “Duhet të mendojmë për veten tonë, jo për Milanin e Napolin, – thotë shënuesi D’Ambrozio, – tek Interi mendojmë me “ne”, jo me “unë”, dhe kjo na ndihmoi të fitonim titullin dhe të arrinim një finale europiane”.

Sfidanti.al