Levandovski e CR7 “derdhin lot”, anulimi i Topit të Artë i buzëqesh Mesit!

Nuk po llogarisim disa lojtarë shumë të mirë si Sadio Mane, Çiro Imobile, Karim Benzema, Nejmar apo Mbape, por vetëm ata që mund të thuhet se kanë shkëlqyer fort këtë vit. Një Robert Levandovski mund ta kishte fituar Topin e Artë, me atë që bëri në Gjermani për Bajernin (kupë+kampionat), dhe nëse mund të fitonte Championsin. Thuajse e njëjta gjë mund të thuhet për Kristiano Ronaldon, që është pranë titullit në Serinë A, dhe synon gjithashtu Ligën e Kampionëve. CR7 ka shënuar 30 gola deri tani e mund të realizojë më shumë, ndërsa Levandovski ka 34, dhe flasim vetëm për kampionatet.

Gjithsesi, fati i keq e desh që liga franceze të anulohej, dhe kjo detyroi organizatorët e ceremonisë së Topit të Artë që të anulonin dhënien e çmimit më të madh individual në futboll. Levandovski mund të kishte fituar Topin e parë të Artë në karrierë, diçka si Luka Modriç dy vjet më parë. Ronaldo mund të kishte arritur në 6 Topa të Artë, pra të kishte barazuar rivalin e tij të madh, Lionel Mesi, por nuk do të arrijë ta bëjë, dhe vitin tjetër do të jetë 36 vjeç, pra sa fuqi do të ketë të përsëritet? Kështu, rrjedhimisht, del se anulimi i Topit të Artë i buzëqesh atij që e mban ende në shtëpi, pikërisht Mesit.

Sfidanti.al