Nëse këtë verë fitohet Championsi, padyshim “thirrja e të parëve” do të jetë tepër e fortë. Në fund të fundit, përse të mos rrijë një yll në një skuadër që del kampione e Europës? Aq më tepër kur është 21 vjeç dhe kur “jeta e thërret”, por ai ka kohë t’i përgjigjet më vonë thirrjes së saj për të veshur fanelën e Realit të Madridit. Kilian Mbape, për më tepër, duket se po mendon si djalë i rritur pasi ka deklaruar se dëshira e tij është të ndihmojë Paris SG për të fituar trofe. Përse? Për të festuar sa më mirë 50-vjetorin e themelimit të klubit! Nuk thonë shaka, pasi PSG-ja mbush gjysmë shekulli në 2022, dhe kampioni i botës ndoshta ka vendosur të qendrojë edhe dy sezone në kryeqytetin e Francës. Kjo do të thotë se ai mund të rinovojë kontratën në “Park dë Prensis”, në mënyrë që parizienët të fitojnë nga kartoni i tij, të cilin e morën për 180 milionë euro në 2017. Ose, ndoshta, Mbape thjesht po i thotë këto fjalë për tifozët, dhe i bie që verën e ardhshme të shkojë në Madrid.
Sfidanti.al