“Leku, letër në Katar”, 50 milionë euro Zidanit për kombëtaren

Nuk duhet të çuditemi më, me çfarë na dëgjojnë veshët e na shikojnë sytë. Surprizat po bëhen pak të tepërta e po u del kripa, veçse nuk mund të mos shtangesh kur dëgjon lajmin e fundit lidhur me Zinedin Zidanin. Ish-trajnerit të Realit i janë ofruar 50 milionë euro në vit (!!!) për të pranuar postin e trajnerit të kombëtares së Katarit, deri në vitin 2022, kur do të luhet Kupa e Botës.

Këtë e thotë një biznesmen i njohur egjiptian, i quajtur Nagib  Sauiris, që duhet të jetë informuar nga burime të pagabueshme. Katari besohet se shpenzoi një pasuri që tërë për të fituar të drejtën e organizimit të Botërorit, dhe dëshiron të jetë sa më i gatshëm kur të vijnë finalet. Edhe pse nuk ka një traditë të vjetër futbolli, dhe një sistem të ekipeve zinxhir, si Europa apo Amerika e Jugut, sheikët e Katarit duket se po e nisin “nga lart”, jo “nga poshtë”.

Këta sheikë, si gjithnjë, jetojnë në një botë tjetër, jo në botën tonë ku një kilogram mish kushton 8 000 apo 10 000 lekë të vjetër, kur benzina paguhet 1 800 lekë për litër, por diku ku këto llogari nuk hyjnë fare në sy.

Sfidanti.al