Franca lumturon Barcelonën, çfarë dysheje Grizman-Dembele

Njërin e ka që tani në ekip, ndërsa tjetrin me 99 për qind do ta ketë. Hallet besohet se do të jenë më të pakta sezonin tjetër për Barcelonën, me dyshen e sulmit Grizman-Dembele, e cila tregoi veten në miqësoren e fituar 3-1 ndaj Italisë në Paris.

Sulmuesi i Atletikos njihej prej kohësh dhe shpalosi sërish talentin e tij në lojë dhe për golat, duke shënuar ndaj të kaltërve. “Të ardhmen time do ta vendos pas Botërorit”, – u shpreh sulmuesi, por ky është një sekret i ditur, pra që e ardhmja e tij është në “Kamp Nou”.

Dembele nuk arriti të shfaqte këtë edicion tek Barcelona atë nivel për të cilin u mor për rreth 120 milionë euro. Gjithsesi, dëmtimet janë lënë pas, dhe po ashtu edhe përshtatja, ndërsa për Francën shkëlqeu si rrallë herë. Dembele shënoi dhe sulmuesi i ri pritet shpejt të jetë në nivelin që tregonte tek Dortmundi.

Sfidanti.al