Jo se Florentino Perez nuk do ta donte, por besohet se kur një trajner është nën kontratë, vështirë të merret. Aq më tepër, kur është nënkampion i Europës. Reali i Madridit zyrtarisht, besohet se ka Maurisio Poçetinon si favorit për pasardhës të Zidanit, veçse tifozët kanë mendim tjetër.
Në një sondazh të zhvilluar nga gazeta “Marka”, favorite për tifozët doli pikërisht Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit që u ndesh me Realin në finalen e Championsit. Edhe analistë të “Markës” e japin “votën” për gjermanin, duke vlerësuar karizmën e tij të madhe, aftësinë për të transformuar skuadrat dhe për t’i bërë ato “të çmendura”, si dhe stilin e futbollit “rok & roll” apo “hevi metël” (Heavy Metal) që praktikon.
Zidan u shpreh se Reali ka nevojë për një ndryshim, dhe ky ndryshim duhet të jetë Klopi. Gjithsesi, gjermani ka një kontratë me Liverpulin deri në 2022, ndërsa Poçetino duket më pranë edhe pse gjithashtu ka kontratë me Totenhemin. Klop, ndoshta, vjen një ditë tjetër në “Bernabeu”.
Sfidanti.al