Lebron është pozitiv me Kovid, mund të mungojë edhe 10 ditë!

I humbi 8 ndeshje këtë sezon duke i prishur shumë punë Lejkërsave. Lebron Xhejms jo më kot është 36 vjeç dhe barra e NBA-së ndikon tek ai, por kësaj ngarkese i shtohet edhe sëmundja. Informacioni nga SHBA është që kapiteni i “Liqenasve” ka dalë pozitiv me Kovid 19, dhe është i detyruar të izolohet. Sipas protokollit, mund të kthehet të luajë vetëm pas 10 ditëve gjithnjë nëse do të jetë negativ. Sidoqoftë, ai do të ketë tampone dhe nëse do të ketë dy teste të tilla negative në 24 orë, mund të kthehet në parket. Xhejmsi është i vaksinuar dhe sipas klubit nuk ka simptoma.

Sfidanti.al