Feniksi gjen ndeshjen më të mirë për të barazuar rekordin, ndaj Golden Stejtit!

Disa vjet më parë, kur Majkël Brixhs dhe Deandre Ajton nisën karrierën tek ekipi nga Arizona, bilanci i sezonit ishte shumë i keq, 19 fitore dhe të gjitha të tjerat humbje. Kanë kaluar 4 vjet dhe përmbysja është e plotë sepse Feniksi sapo arriti fitoren e 17-të radhazi në NBA, duke barazuar rekordin historik të klubit. Në ndeshjen e radhës, ky rekord mund të thyhet. Nuk kishte moment më të mirë për ta bërë, sepse në Arenën e Feniksit kishte ardhur skuadra më e mirë e sezonit, Golden Stejti, dhe vendasit fituan 104-96. Suksesi u arrit edhe pse ylli kryesor, Devin Buker, u dëmtua që në periudhën e dytë dhe mund të mungojë disa kohë. Stef Kërri, shënuesi më i mirë i NBA-së, shënoi vetëm 12 pikë dhe kjo i dënoi Uorriorsat sidomos në periudhën e katërt. Dy skuadrat mbeten më të mirat në NBA me bilancin 18 fitore e 3 humbje.

Sfidanti.al