Në një intervistë për të përditshmen “Marka”, mbrojtësi i Barcelonës prek shumë tema dhe njëra prej tyre ishte nëse dëshiron të jetë një ditë president i klubit. “Duhet të kesh shumë dashuri për klubin, – tha Gerard Pikeja, – nuk ka kuptim të bëhesh president nëse nuk ke dashuri të madhe. Edhe në Madrid është njësoj si tek Barcelona, edhe atje është Florentino (Perezi) që dëshiron të bëjë maksimumin që asnjë tjetër të mos i afrohet. Zgjedhjet e ardhshme në Madrid mund të jenë pas 20 vjetësh”. Pikeja tha se ka ditë që mendon se mund të jetë president i Barcelonës, por ka ditë që nuk e mendon.
Sfidanti.al