Juventus e paska pritur gjashtë vjet golin e dyshes Dibala-Morata

Veç e veç kanë shënuar edhe më vonë, ndonëse jo gjithmonë kanë qenë të rregullt, por që ta shkruanin emrin që të dy si realizues, kjo paska pasur kohë pa ndodhur. Statistikat nga Italia thonë se Paulo Dibala dhe Alvaro Morata kishin që nga viti 2015 që nuk shënon gola në të njëjtën ndeshje në Serinë A. E bënë ditën e djeshme në fushën e Salernitanës, në fitoren 2-0 ku argjentinasi humbi edhe një penallti, ndërsa e kishin bërë 6 vjet më parë në një ndeshje me Bolonjën në tetor 2015. Dibala ishte shumë aktiv ndaj Salernitanës dhe realizoi 8 nga 15 gjuajtjet e ekipit dhe 4 nga 8 gjuajtjet në kuadrat.

Sfidanti.al