Lamtumira madhështore e Gjermanisë për Joakim Lëvin!

Iku ashtu siç e meritonte, siç duhet të bëhet për një trajner që fitoi Kupën e Botës dhe Kupën e Konfederatave. Ndoshta, kohët e fundit pati shumë kritika për Joakim Lëvin, i cili edhe u largua “me ceremoni” nga kombëtarja e Gjermanisë pas Euro 2020-ës, por gjithsesi, Federata Gjermane dhe personalitetet e futbollit në vend e respektuan në momentin që tha “lamtumirë”. Lëv ishte në stadium në ndeshjen Gjermani-Lihtenshtajn, dhe përpara fillimit u organizua ceremonia e përcjelljes. Ai mori një diplomë mirënjohjeje nga DFB-ja për shërbimet ndaj kombëtares në 2006-2021, si dhe u takua me ish-lojtarë dhe me lojtarë të tanishëm të ekipit. Nën drejtimin e Lëvit, Gjermania fitoi me meritë Kupën e Botës 2014 në Brazil ku nuk harrohet fitorja 7-1 ndaj vendasve dhe finalja ndaj Argjentinës së Mesit. Kombëtarja e drejtuar tani nga Hansi Flik fitoi 9-0 ndaj Lihtenshtajnit.

Sfidanti.al