Edhe pa Leonardin, Klipersat po synojnë majat në Perëndimin e NBA-së

Në një moment të caktuar, ata ishin 17 pikë në humbje dhe për më keq, po luanin në shtëpi. Gjithsesi, nuk kishte mbaruar ende asgjë në “Stejpëll Sentër”, pavarësisht se Los Anxhelos Klipersat nuk kishin në radhët e tyre lojtarin më të mirë, Kauai Leonardin. Në këtë situatë, Majemi deshi të përfitonte dhe luftoi fort udhëhequr nga Bam Adebajo (30 pikë, 11 topa në tabela), Tajlër Herro (23 pikë, 7 tabela), Kajl Louri (25 pikë, 5 asistë), por edhe lojtarë të tjerë. Gjithsesi, Klipersat arritën të reagonin në kohë, nën drejtimin e kapitenit të dytë, Pol Xhorxh dhe fituan në fund 112-109. Xhorxh shënoi 27 pikë, duke pasur edhe 4 topa në tabela, 5 asistë e 3 vjedhje topi, kroati Ivica Zubac shkëlqeu me 18 pikë e 11 topa në tabela, Xhekson shtoi 22 pikë dhe Bledsou 21, ndërsa rezerva Ljuk Kenard realizoi 12 pikë e kapi 6 topa në tabela. Klipersat janë në vendin e 6-të në Perëndim, një pozicion mbi Lejkërsat, por jo larg vendit të dytë (Feniksit) që ka 3 humbje, ndaj 4 humbjeve të kalifornianëve.

Sfidanti.al