Çfarë tronditjeje për Liverpulin, pas Firminos dëmtohet edhe Maneja

Sadio Mane doli nga fusha e lojës duke çaluar, ndërsa luante në eleminatoret e Kupës së Botës në Afrikë. Ai luajti vetëm 28 minuta për Senegalin në sfidën kundër Togos, duke dalë i dëmtuar. Lëndimi i sulmuesit është një shqetësim tjetër i madh sepse Liverpuli kishte humbur më parë sulmuesin brazilian, Roberto Firmino, i cili do të mungojë nga 4 deri në 6 javë. Gjithsesi, nga Senegali thonë se Maneja nuk ka ndonjë gjë serioze, dhe se ai u largua nga fusha për kujdes që të mos dëmtohej më shumë. Trajneri Jurgen Klop ka disa mungesa si Firmino, Xhons, Milner, Keita apo Eliot, dhe nuk do të donte që në këtë listë të shtohej edhe Mane. Sezonin e kaluar, Liverpuli nuk luftoi dot për të mbrojtur titullin për shkak të dëmtimit të lojtarëve të rëndësishëm të mbrojtjes si Van Dajk, Gomez e Matip.

Sfidanti.al