Anglezët i kanë “prozhektorët” tek Armando Broja i dëmtuar

Edhe gazetaria sportive është si puna e teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, jo gjithmonë kreun e vendit e zë ai që mund të jetë më i miri i momenti, por më i njohuri i momentit. “Reklama shet mallin”, thotë aksioma e tregut, dhe Armando Broja e ka reklamën në Angli sepse është i vetmi lojtar i kombëtares shqiptare që luan në Premier Ligën angleze. Për këtë arsye, mediat ishullore i kanë drejtuar “prozhektorët” tek ai, ndonëse 20-vjeçar nuk do të jetë titullar, dhe madje trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, e ka me rezerva edhe që ta aktivizojë në pjesën e dytë. Ylli i Sauthemptonit u bashkua me kombëtaren vetëm ditën e djeshme në Londër dhe ka qenë në terapi në klubin e tij. Pritet që ai të paktën të jetë në stol në “Uembli”. Mediat ndërkaq theksuan se ai ka lindur në Angli, dhe se është rritur tek Çelsi, duke pasur fizik të fortë dhe aftësi për të gjuajtur me të dyja këmbët.

Sfidanti.al