Edhe “Harpagoni” Milan do të shpenzojë 80 milionë euro për rinovimet

Ky klub është kthyer sikur të ishte nga Gjermania, madje nga zona e Shvabisë në Shtutgart. Nuk ka në Itali sot “kurnac” më të madh sesa Milani, por edhe lombardët duket se do të duhet të shpenzojnë për të ruajtur skuadrën. Sipas mediave italiane, Eliot, Maldini dhe Pioli kanë një plan për të shpenzuar 80 milionë euro për rrogat e tre lojtarëve  si Teo Hernandez, Leao dhe Benaser. Synimi është që të rinovojnë, ndërsa kanë arritur në klub në 2019 dhe kanë kontratë deri në 2024. Kohë ka, por Milani nuk dëshiron të jetë vonë, ndaj edhe pritet që rinovimet të ndodhin deri në fund të këtij viti. Me gjasë, Kesie mund të mos mbahet ashtu siç nuk u mbajt dot Donaruma, por gjithsesi, skuadra mbetet e fortë dhe po e tregon në fushën e lojës në Serinë A.

Sfidanti.al