Na vjen keq për skena të tilla, dhe e kemi me të vërtetë, por ja që njeriu u “robëroka” lehtë. Një tifoze e vogël irlandeze e pati ëndrrën e jetës (deri në atë çast) që të merrte fanelën e Kristiano Ronaldos dhe ia arriti qëllimit. Superylli portugez nuk ishte plotësisht i lumtur pas barazimit 0-0 me Irlandën në eleminatoret e Kupës së Botës, duke humbur edhe rast goli, por gjithsesi nuk refuzoi aspak që t’ia jepte bluzën vajzës së vogël që po qante me të madhe. Jo vetëm kaq, por CR7 e mori për qafe tifozen rivale, nën vështrimin e rojeve të sigurisë që donin ta largonin vajzën për të respektuar protokollin. Ronaldo nuk i lejoi.
Sfidanti.al