Kur edhe arbitri përdor dhunën gjatë drejtimit të një ndeshjeje …!

Ndodhi në Meksikë dhe “xhaketa e zezë” që e bëri këtë quhet Fernando Hernandez. Ky i fundit u acarua shumë gjatë drejtimit të një ndeshjeje të elitës meksikane, sidomos kur një futbollist, Lukas Romero, u tregua shumë agresiv ndërsa ai tregoi kartonin. Mes tyre pati një përplasje dhe duket se arbitri e goditi në njëfarë mënyre me gju. Tashmë, Hernandezi pritet të dënohet me 15 ndeshje pezullim për sjellje të dhunshme.

Sfidanti.al