Barcelona kërkon dorëheqjen e shefit të La Ligës

Presidenti Zhoan Laporta dëshiron që Havier Tebas të mos jetë më në pozicionin e tij, pasi mediat botuan lajme se ky i fundit kishte dhënë dëshmi false në gjyqin për korrupsion të Barcelonës ndaj arbitrave. Tebas prej disa vitesh po lufton për rregullat financiare në La Ligë duke kritikuar sidomos klubin katalanas për menaxhimin e biznesit sportiv këto kohë. Pritet që Barça të dalë në gjyq për akuzën e korrupsionit ndaj arbitrave.

Sfidanti.al