“Heshtja e Yjeve” tek Çelsi pas shkarkimit të Poterit!

Julian Nagelsman u përcoll si një hero dhe si “njëri prej nesh” ndërsa u largua nga Bajerni. Ndryshe po ndodh me shkarkimin e Graham Poterit tek Çelsi. Në rrjetet sociale vëren se vetëm 4 lojtarë të Bluve të Londrës i bënë një përshëndetje respekti ish-trajnerit, dhe nga ata vetëm dy ishin titullarë, Kukureja dhe Çiluell. Gjithë grupi tjetër i madh i yjeve, ata që e gjetën Poterin, apo ata që erdhën më vonë, nuk denjiuan që ta përshëndesnin.

Sfidanti.al