Mesi do të kthehet tek Barcelona!

Gjatë Botërorit pati një akord në parim që të zgjatej qendrimi tek Paris SG, por duket se nuk do të jetë kështu. Lionel Mesi, sipas njoftimeve të mediave europiane, do të kthehet në Barcelonë, pasi familja e tij dëshiron të jetojë në atë që ka qenë qyteti i jetës së tyre. Jo vetëm kaq, por Mesi do të pranojë ulje me 25 për qind të pagës së tij prej gati 30 milionë eurosh në sezon, që ta lejojë klubin për ta regjistruar. Nuk dihet nëse operacioni do të realizohet, por duket se këto janë planet.

Sfidanti.al