Embijd-Donçiç, kush do të jetë “Mbreti i pikëve” në NBA?!

Për të dytin vit me radhë, shënuesi më i mirë i kampionatit amerikan të basketbollit nuk do të jetë … amerikan. Në garë janë Zhoel Embijd që vjen nga Kameruni dhe ka marrë pasaportën franceze, si dhe ylli nga Sllovenia, Luka Donçiç. Gara mes tyre për titullin individual është tepër e fortë dhe ata janë pranë e pranë. Embijd ka shënuar 2 110 pikë dhe ka mesataren 32.97 pikë për ndeshje. Donçiç ka shënuar 2 096 pikë (14 më pak) dhe e ka mesataren 32.75 pikë për ndeshje, pra vetëm 0.22 pikë më pak. Embijd ka avantazhin që Filadelfia do të luajë 4 ndeshje, ndërsa Dallasi ka 3.

Sfidanti.al