Në të vërtetë, rivali është i fortë dhe këtë sezon është paraqitur mirë në kampionat. Për më tepër, Bajerni ka pasur probleme në Kupën e Gjermanisë, hera-herës. Trajneri Tomas Tuhel nuk e harron këtë ndaj edhe e thekson kur bën parashikimin për ndeshjen e sotme çerekfinale në orën 20:45 në “Alianc Arenë”. “Përpara nesh kemi një ndeshje të vështirë, – thotë ai, – është me eliminim direkt. Ne duam të fitojmë, por Frajburgu është shumë i bashkuar, e kemi parë prej vitesh”. Për herë të fundit, Bajerni e ka fituar Kupën në 2020.
Sfidanti.al