Trajneri e respekton lojtarin që mban Ramazan, edhe pse e la jashtë ekipit!

Përjashtimi nuk është për fare, sepse e kanë marrë që të luajë. Gjithsesi, mbrojtësi Zhauen Hazham u la jashtë ekipit të Nantës nga trajneri Antuan Kombuare. Hazham, që u bashkua këtë verë me ekipin dhe që ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon, nuk pranoi që të ndërpriste Ramazanin. Kombuare u kishte kërkuar lojtarëve të tij që të mos mbanin Ramazan në ditën e ndeshjes, por algjeriani nuk pranoi. Nanta u mund 0-3 në fushën e vet nga Reimsi, në një sfidë ku Hazham do të kishte qenë titullar, ndërsa Kombuare deklaroi më pas se e respektonte vendimin e futbollistit, e mbështeste faktin që ai mbante Ramazan, por shtoi se rregullat ishin që në ditën e ndeshjes nuk duhet të ketë agjërim.

Ndeshja e radhës e Nantës është këtë të mërkurë në fushën e vet ndaj Lionit për gjysmëfinalen e Kupës së Francës, dhe nuk dihet nëse Hazham do të jetë pjesë e ekipit. Me gjasë, trajneri do ta lerë sërish jashtë grumbullimit përderisa agjërimi vazhdon. Mbrojtësi i majtë 20-vjeçar u mor verën e kaluar nga Nanta, ndërsa pas luajti për ekipet kombëtare të moshave të Francës, U17 e U19, kaloi te kombëtarja e Algjerisë.

Sfidanti.al