Prag Juventus-Inter, kush do të fitojë në gjysmëfinalen e Kupës?!

Kupa e Italisë sjell sot në mbrëmje një përballje të madhe në gjysmëfinalet e saj. Juventus dhe Inter, dy rivalët e përjetshëm do të përballen në aktin e parë të misionit të tyre për të mbyllur sezonin me një trofe të rëndësishëm. “Zonja e Vjetër” vjen në këtë ndeshje pas një ecurie positive, që e ka ngjitur ndjeshëm në renditjen e Serie A, aq sa pavarësisht heqjes së 15 pikëve, bën presion në garën e fortë për zonën Champions. i ndryshëm është diskutimi për Inter, në krizë rezultatesh pas tre humbjeve radhazi në kampionat. Por Masimiliano Alegri nuk i beson kundërshtarëve, madje pret nga ata një reagim të fortë.

“Do të luajmë kundër një skuadre të fortë, por të plagosur dhe që kërkon të kthehet te suksesi. Duhet të jemi të kujdesshëm. Është një sfidë shumë ndryshe nga ato të kampionatit. Duhet të jemi të kujdeshëm, pasi në sfida të tilla harrohen të gjitha. Nuk kanë rëndësi precedentët dhe se si është gjëndja e skuadrave”

Alegri do t’I besojë në këtë ndeshje të gjithë futbollistëve të rëndësishëm, pasi Di Maria dhe Vllahoviç pritet të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Ndeshja kundër Juventus mund të vendosë shumë për të ardhmen e Simone Inzagit në pankinën e Interit. Rezultatet negative kanë tronditur stolin e teknikut. Pavarësisht kësaj, ai pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadrën e tij. Në fushë nga minuta e parë do të zbresë Kristjan Asllani. Një shans i artë për mesfushorin shqiptar që në këtë sezon nuk ka gjetur shumë hapësira. Po ashtu, në pankinë qëndron Lukaku, teksa në krah të Lautaro Martinez në sulmin zikaltër do të luajë Edin Xheko.

Sfidanti.al