Luis Enrike jepet si favorit për stolin e Çelsit!

Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Spanjës ka parakaluar Julian Nagelsmanin në garën për të marrë drejtimin e Bluve të Londrës. Mediat angleze shkruajnë se pronari i Çelsit, Tod Boehli, ka nisur bisedimet me kandidatët për zëvendësimin e Graham Poterit. Luis Enrike cilësohet si trajner me shumë përvojë dhe me profilin e duhur për një ekip të tillë. Nagelsman ndoshta vlerësohet si mjaft i ri, ndërsa Zinedin Zidan e Poçetino kanë po ashtu shanse.

Sfidanti.al