Çelsi-Liverpul, dueli i madh dhe shpresa e fundit për Championsin

Do të luhet në orën 21:00 në “Stemford Brixh” dhe do të jetë me të vërtetë një “tren” që nuk do të ketë tjetër më pas. Çelsi e Liverpuli ndeshen në sfidën e madhe të Premier Ligës, që sonte është kthyer si një finale. Të kuqtë e Jurgen Klopit kanë 42 pikë, duke qenë 8 pikë prapa zonës Champions, ndërsa numri i ndeshjeve nuk është aspak i favorshëm. Pra, kërkohet fitorja ndonëse në Londër nuk do të jetë e lehtë. Blutë e Londrës janë edhe më keq pasi kanë vetëm 38 pikë, dhe ndoshta mund të pretendojnë vetëm për Ligën e Europës.

Sfidanti.al