Trajneri është treguar i drejtpërdrejtë, ndërsa mbrojtësi veteran po merr “mandatë” pas “mandate” këtë periudhë. Gerard Pike së pari pati ndarjen me të shoqen, këngëtaren Shakira, ndërsa tani i është thënë nga Ksavi Hernandez se nuk e ka në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Futbollisti pësoi pra një goditje të dyfishtë në pak ditë, dhe këto fjalë iu thanë nga një ish-shok i ekipit, pasi ata kanë luajtur bashkë në Barcelonën që fitoi shumë trofe në vitet 2008-2015. Ksavi është i shqetësuar nga fakti se Pikeja i kushton shumë vëmendje aktiviteteve të biznesit jashtë fushë, jashtë Barcelonës, dhe se gjendja e tij fizike është përkeqësuar. Gjithsesi, klubi katalanas i ka rreth 40 milionë euro detyrime qendërmbrojtësit dhe nuk dihet sesi do të zgjidhet ky problem.
Sfidanti.al