Gjunjët nuk mbajnë më, në futbollin e nivelit më të lartë europian, ndërsa për yje të tillë mbeten si alternativa “para pensionit”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Lindja e Mesme. Kohët e fundit, me krizën e futbollit kinez dhe me ftohjen e “Perëndimit” me vendet e Gjirit Persik, duket se futbollistët e kontinentit të vjetër po zgjedhin gjithnjë e më shumë Amerikën. Kështu do të bëjë edhe Xhorxho Kielini, që kalon Atlantikun në moshën 37-vjeçare. Qendërmbrojtësi legjendar italian do të provojë fanelë tjetër përveç asaj të Juventusit për herë të parë pas 18 vitesh. Kielini largohet pas 550 ndeshjeve me bardhezinjtë, 9 titujve në Serinë A, dy finaleve të Championsit, ndërsa fitoi Kampionatin Europian me Italinë.
Sfidanti.al