Njëri futbollist kërkohet nga Paris SG, dhe tjetri nga Mançester Junajtidi. “Trokitjet në portë” janë të forta për Interin që nuk ka siguri për qendrën e mbrojtjes sezonin e ardhshëm. Milan Shkriniar pëlqehet fort nga PSG dhe De Vraj synohet nga “djajtë e kuq”, dhe zikaltërit mund të fitojnë mbi 100 milionë euro. Për Shkriniarin, milanezët kërkojnë 80 milionë euro, ndonëse “pazari” mund të bëhet për më pak, ndoshta 50-60 milionë. Gjithsesi, edhe për De Vrajin kërkohen nja 40-50 milionë euro (ekziston mundësia edhe për largim të Bastonit). Sidoqoftë, drejtuesit duhet të gjejnë zëvendësues, ndërsa trajneri Simone Inzagi nuk do të ketë shumë kohë për të koordinuar gjithçka në një repart kaq delikat si mbrojtja. Marota dhe Inzagi po mendojnë alternativat si Bremer, Milenkoviç, Sojunxhu apo Akanxhi.
Sfidanti.al