Braziliani e mbylli epokën e tij 16-vjeçare në “Santiago Bernabeu” në mënyrë shumë emocionuese ndërsa klubi spanjoll tregoi sërish se di t’i përcjellë yjet (me ndonjë përjashtim). Marselo nuk do të jetë më lojtar i Realit, dhe derdhi lot në ceremoninë e organizuar në Madrid, madje fjalët e tij bënë për të qarë edhe Raul Gonzalesin. Gjithsesi, mbrojtësi i krahut deklaroi se nuk e ndjen veten legjendë dhe se emocionet do të kalojnë. “Jeta vazhdon edhe pas largimit nga Reali, – tha ai, – madje nuk do ta kem problem të luaj kundër Realit sepse jam profesionist”. Marselo luajti mbi 550 ndeshje për madrilenët dhe fitoi 26 trofe.
Sfidanti.al