Gjithsesi, diçka e rëndësishme do të ndodhë, pasi një futbollist i tillë nuk mund të dalë “huq”. Robert Levandovski firmosi me Barcelonën, kontratën e re mes tyre, me rrogë prej rreth 11 milionë eurosh në sezon, që do të thotë një ulje e ndjeshme e të ardhurave në krahasim me atë që fitonte tek Bajerni. Në Bavari, legjenda polake kishte rrogë 25-30 milionë euro në sezon, ndërsa edhe Paris SG ia shtronte rrugën “me flori”. Levandovski e ka dhënë fjalën që dëshiron të luajë për Barcelonën, ndonëse klubi katalanas ende nuk i ka paratë. Me gjasë, ai di diçka që ne nuk e dimë pasi presidenti Laporta e ka siguruar që paratë do të jenë në kohën e duhur. La Liga e Spanjës e ka hedhur poshtë për momentin mundësinë e këtij transferimi.
Sfidanti.al