Më në fund, Mançester Siti prezanton Erling Halandin!

Tifozëve u mbetën sytë “prapa”, dhe mezi po prisnin që ylli kryesor i verës të vishte fanelën e ekipit të tyre. Kjo më në fund ndodhi, vonoi por nuk harroi, dhe Erling Halandi u prezantua si futbollisti më i ri i “qytetarëve”. Ai pozoi në krah të drejtorit të futbollit të klubit, Ciki Begiristain, ndërsa kënaqësia është e madhe sepse flitet për një sulmues që ka shënuar 86 gola në 89 ndeshje për Borusian e Dortmundit. Kampionët e Premier Ligës besohet se kanë arritur një marrëveshje “badihava” duke shpenzuar vetëm rreth 55-60 milionë euro për kartonin e norvegjezit 21-vjeçar, që cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe që është shumë i ri.

Sfidanti.al