“Lamtumirë” rivënie anësore? FIFA mund ta ndryshojë rregullin klasik

Arsen Venger kishte propozuar që një veprim i lashtë i këtij sporti të mos vazhdonte dhe të provohej diçka tjetër. Ish-trajneri i Arsenalit, që tani po punon me FIFA-n, ka kërkuar që të mos ekzistojë më rivënia anësore, dhe ajo të zëvendësohet me goditje dënimi. Kjo do të thotë se, sipas këtij propozimi, nuk duhet të hidhet topi në lojë me dorë kur del nga vija anësore, dhe në vend të saj të ketë goditje me shkelm, sikur të jetë goditje dënimi apo më saktë këndi. Francezi argumenton se rivëniet anësore sjellin humbje kohe dhe vonojnë lojën. FIFA pritet që ta bëjë provë një ndryshim të tillë përpara sesa të merret një vendim.

Sfidanti.al