Ksavi Hernandez: Siti është ekipi më i mirë i botës sot për sot!

Trajneri i Barcelonës natyrisht merret më shumë me punët e veta, me skuadrën e tij që është pranë titullit, por pyetet edhe për gjëra të tjera. Pasi foli për sfidën ndaj Osasunës në “Kamp Nou” dhe pasi theksoi se sezoni i Barcelonës do të vlerësohet pavarësisht nga ajo që do të fitojë Reali i Madridit, Ksavi vlerësoi Mançester Sitin si skuadrën më të mirë të Europës dhe të botës në këtë moment. “Për mua Siti është më i miri në botë, – thotë Ksavi, – futbolli i tij është një shembull për ne. Ka trajnerin më të mirë të botës. Do të ishte e drejtë nëse do të fitonte gjithçka”.

Sfidanti.al