“Lumturia” Lamin Jamal i thotë “Po” Barcelonës!

Pak rëndësi ka se çfarë do të ndodhë me Lionel Mesin, me borxhet dhe me ndërtimin e kompleksit të ri në “Kamp Nou”. Barcelona shikon nga e ardhmja edhe përsa i përket futbollistëve dhe ja ku ka një 15-vjeçar që do të jetë pjesë e skuadrës. Ky është Lamin Jamal, i cili u bë lojtari më i ri në histori që debuton për katalanasit, pasi trajneri Ksavi Hernandez e aktivizoi në ndeshjen ndaj Betisit. Mediat spanjolle shkruajnë se Jamal do të firmosë kontratën si profesionist sapo të mbushë 16 vjeç, ndërsa cilësohet “gëzimi” apo “lumturia”, “la joya”, ashtu siç quhet Paulo Dibala.

Sfidanti.al