Nisin gjysmëfinalet e NBA-së, Majemi mund Nju Jorkun!

Në mbrëmjen e fundit kanë nisur gjysmëfinalet në Konferencën e Lindjes. Majemi ka marrë kryesimin 1-0 në serinë kundër Nju Jork Niks, duke fituar sfidën e parë me rezultatin 101-108. Vazhdon të shkëlqejë Xhimi Batler, protagonist absolute në triumfin në transfertë të Hits, duke shënuar 25 pikë dhe kapur 11 topa në tabelë për dy shifrat e tij dopjo. Me këtë fitore Majemi merr kryesimin e serisë dhe rrit kuotat e tij për një vend në finalet e Konferencës së Lindjes.

Sfidanti.al