Po afrohet përballja e Championsit e cila do të jetë një derbi i madh. Flasim për një Milan-Inter apo Inter-Milan (është e njëjta gjë), ndërsa momenti duket më i mirë për zikaltërit. Mediat italiane shkruajnë se në sulmin interist është kthyer dyshja LuLa, pra ajo e formuar nga Lukaku dhe Lautaro Martinez. Në sfidën ndaj Lacios, argjentinasi shënoi dy gola dhe belgu shërbeu dy asistë. Lukaku po ashtu ka shënuar gola. Nuk dihet sesa mund të kërcënojë kjo dyshe Milanin, por edhe Saki deklaron se ata janë të rrezikshëm dhe se “dialli” duhet të përmirësohet.
Sfidanti.al