Në stadiumin “Dal Ara” pati probleme me monitorët e VAR-it, ndaj edhe vendimet për penalltitë u dhanë nga qendra italiane e VAR-it në qytetin e Lisones në Lombardi, shumë larg Bolonjës. Talljet ishin të mëdha në Itali, ndonëse këto janë gjëra që ndodhin, ndërsa në fund të fundit teknologjia funksionoi, edhe me nga distanca. Orsolini kaloi në epërsi bolonjezët me 11-metërsh, ndërsa më pas Milik e humbi penalltinë e tij për Juventusin. Gjithsesi, vetë sulmuesi polak ishte autori i golit të barazimit.
Sfidanti.al