Kros dhe Gyndogan tërhiqen nga Gjermania pas Europianit

Largimi i Joakim Lëvit pas kampionatit kontinental mund të pasohet edhe me largimin e dy yjeve të mesfushës. Toni Kros i Realit të Madridit dhe Ilkai Gyndogan i Mançester Sitit pritet t’i japin fund angazhimit të tyre në kombëtaren e Gjermanisë, pavarësisht se cili do të jetë përfundimi. Këto janë lajmet që vijnë nga mediat gjermane, të cilat bëjnë fjalë se dy futbollistët mund ta ndjejnë veten të lodhur, edhe pse nuk janë shumë të mëdhenj me moshë. Kros është 31 vjeç dhe Gyndogan 30, pra normalisht mund të luanin në Botërorin e vitit 2022. Me gjasë, ardhja e trajnerit të ri Hansi Flik do të bënte që në vend të tyre t’i jepej përparësi dyshes Kimih-Gorecka. Dyshja veterane, Tomas Myler dhe Mats Humels, ndërkaq, besohet se dëshiron të vazhdojë të japë kontribut në kombëtaren e Gjermanisë.

Sfidanti.al