Nuk ka dashur që ta shqetësojë në spital dhe nuk do ta bëjë, ndonëse ka shkëmbyer mesazhe me të. Romelu Lukaku nuk mendon se është gjëja e duhur të shkojë në spital tek Kristian Erikseni, por e pret që të shërohet plotësisht dhe të vazhdojë karrierën, pra që të dy lojtarët të takohen së bashku tek Interi në korrik. “Nuk do ta takoj Eriksenin, por në minutën e 10-të të ndeshjes Danimarkë-Belgjikë do të ndalojmë për nder të tij”, – tha sulmuesi belg. Duke folur për veten e tij dhe kampionatin italian, Lukaku thotë se tek Interi mësoi edhe detajet më të vogla të futbollit, dhe se tani kupton më mirë. E qartë që kjo është për meritë të trajnerit Antonio Konte.
Sfidanti.al