Bejl kishte 10 vjet që nuk humbiste penallti, por gjuante shumë pak!

Ndaj Turqisë zhvilloi një nga ndeshjet më të mira në radhët e kombëtares dhe një nga ndeshjet më të mira të kohëve të fundit. Garet Bejli i kënaqi tifozët e vendit të tij duke udhëhequr ekipin në fitoren 2-0 me turqit, e duke qenë krijues i të dy golave, shënuar nga Aron Ramsej dhe Konor Roberts, por edhe i mërziti disi pasi humbi penalltinë në pjesën e dytë. Ishte vetë Bejl që e fitoi 11-metërshin në skaj të zonës së rreptësisë, por e fluturoi në qiell ndërsa e gjuajti.

Bejli u bë i pari lojtar në Europian që nga viti 2000 që humbet një penallti duke e nxjerrë topin krejtësisht jashtë portë. i fundit kishte qenë Raul Gonzales për Spanjën. Bejli ndërkaq ka humbur vetëm 3 penallti në karrierë, ndonëse duhet thënë se ka gjuajtur vetëm 11 herë. E fundit që ka humbur ka qenë në 2011, në ndeshjen e Championsit mes Totenhemit dhe Verderit të Bremenit, fituar 3-0 nga londinezët, ndërsa gjuajtjen e tij e ndaloi portieri gjerman, Tim Vize.

Sfidanti.al