Trajneri Nagelman dëshiron një “revolucion” tek Bajerni!

Nuk është se do të mund të bëjë ndryshime të mëdha në ekip, por gjithsesi, kërkon të luajë ndryshe. Mediat gjermane shkruajnë se Julian Nagelsman po përgatitet të luajë me skemën 3-4-3 tek Bajernit, ndërsa disa lojtarë mund të dalin jashtë planeve. Siç shkruan një media tifozësh bavarezë, kjo gjë mund të mos u pëlqejë shumë përkrahësve të skuadrës. Nagelsmani, që zë vendin e Hansi Flikut, po mendon se çdo të bëjë me Niklas Zylen, që ka edhe një vit kontratë. Mbrojtësi i Gjermanisë mund të mos e ketë vendin të sigurt në formacion, ndërsa klubi mund të jetë i detyruar ta transferojë nëse nuk rinovon kontratën. Korenten Toliso mund të largohet, ndërsa zëvendësuesi i tij i mundshëm Nojhauz nga Gladbahu kushton shumë, 42 milionë euro. Kingsli Koman mund të largohet nëse ndonjë klub paguan 80 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa kërkesat e francezit për rrogën e kanë nervozuar bordin drejtues në Mynih. Serg Gnabri mund të detyrohet, ndërkaq, të luajë më prapa, gjë që nuk do t’i pëlqejë.

Formacioni i mundshëm (3-4-3): Nojer, Hernandez, Upamekano, Zyle (Pavar), Dejvis, Kimih, Gorecka, Gnabri, Myler, Levandovski, Sane.

Sfidanti.al