Maratonomakët e Europianit deri tani janë çekët, 117 km vrapim!

Nuk shënuan vetëm golin nga largësia më e madhe në këto kampionate, por edhe patën një statistikë që i veçojnë dhe i nxjerrin në vend të parë në krahasim me të tjerët. Lojtarët e Republikës Çeke patën një paraqitje vërtet vetëmohuese në ndeshjen ndaj Skocisë në stadiumin “Hampden” të Gllazgout, duke arritur edhe qëllimin me fitoren 2-0. Sipas statistikave, çekët vrapuan plot 117 km (116.9 saktësisht), më shumë se çdo ekip tjetër në ndeshjet e para të Europianit. Kjo tregon për përgatitje të lartë fizike, por po ashtu për një impenjim kolektiv që solli edhe fitoren ndaj një ekipi skocez gjithashtu të fortë fizikisht.

Sfidanti.al