Rusia fiton, por tronditet për shëndetin e Fernandesit

Një tjetër futbollist krijoi shqetësime, ndonëse nuk mund të thuhet me siguri se u rrezikua një jetë. Mario Fernandez, futbollist i Rusisë me origjinë braziliane, u dërgua në spital për kontrolle sigurie pasi u –përplas keq përtokë, ndërsa kishte qenë në një dyluftim ajror. Pas Eriksenit të Danimarkës dhe Pavarit të Francës, Europiani shenjon një tjetër moment të vështirë, dhe njoftimi i Federatës Ruse nuk bën asgjë për të sjellë qetësi. “Fernandes ka pësuar dëmtim në pjesën e sipërme të shtyllës kurrizore dhe duhet të bëjë kontrolle të hollësishme në spital. Ndeshja në Shën Peterburg u zgjidh në favor të vendasve, pas një goli shumë të bukur të shënuar nga Aleksei Mirançuk në pjesën e parë. Një lehtësim për Rusinë pas humbjes 0-3 me Belgjikën që tregoi gjithë dobësinë e mbrojtjes së tyre. Finlanda shënoi me anë të Pohjanpalos në minutën e 3-të, por korrektësisht VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Sfidanti.al