Ish-kapiteni e ka shumë të qartë se për çfarë flet, edhe pse kur dilet në televizor si analist, dilet për të sharë. Lotar Mateus pati një kritikë të fortë për Gjermaninë e Joakim Lëvit pas barazimit të saj 3-3 me Turqinë. Ishte një miqësore, por sërish ish-ylli i Bajernit u ndje i zhgënjyer. “Nuk mund të bëj me faj skuadrën, pasi lojtarët nuk kanë luajtur më parë me njëri-tjetrin, – tha ai, – Gjithsesi, ky problem ekziston prej një kohe të gjatë dhe ne duhet të merremi me të. Pesë herë me radhë, Gjermania kalon në avantazh dhe nuk e ruan dot epërsinë. Si ka mundësi që në kombëtare ka shumë lojtarë si Niko Shulci, që rri në stol në skuadrën e tij të klubit, dhe kjo është arsyeja pse askush nuk e sheh Gjermaninë në televizor”.
Sfidanti.al